Vizita e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës

Me datën 22 Qershor 2o16 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizitoi Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga deputetja Flora Brovina. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me të arriturat dhe vështirësitë e zbatimit të Ligjit të Shëndetësisë, dhe paraqitja e kërkesave dhe nevoja për ndryshimet e këtij Ligji. Nga menaxhmenti i QKSUK-së anëtarët e Komisionit u njoftuan për mbarëvajtjen, me sukseset, sfidat dhe problemet që e përcjellin aktivitetin e punës në institucionin tonë.