Edukimi themelor
Edukimi themelor universitar nga stomatologjia
Gjenerata e parë e studentëve ka filluar gjatë vitit akademik 1975/76, dhe që nga atëherë e deri më vitin 2007 në degën e stomatologjisë kanë diplomuar 975 student.
Numri i të diplomuarve në degën e Stomatologjisë | ||||
1980-1991 | 1992-1997 | 1998-2007 | 2008 | 2009 |
354 | 122 | 412 | 45 | 51 |
975 |
- Dega e Stomatologjisë përbëhet nga pesë katedra, gjegjësisht 10 lëndë stomatologjike:
- Katedra e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion
- Katedra e Protetikës Stomatologjike
- Katedra e Parodontologjisë dhe e Mjekësisë Orale
- Katedra e Kirurgjisë Orale dhe Maksillofaciale
- Katedra e Lëndëve: Pedodoncia, Stomatologjia Preventive, dhe Ortopedia e Nofullave.

Edukimi specialistik
Si institucioni i vetëm terciar i shëndetit publik stomatologjik në Kosovë, QKSUK ofron edhe edukimin pasuniversitar specialistik për 7 degët gjegjëse stomatologjike.
Edukimi pasuniversitar specialistik nga degët e Stomatologjisë është i organizuar në bazë të Udhëzimit Administrativ 15/2006 mbi Edukimin Specialistik pas diplomik të Ministrisë së Shëndetësisë.
Edukimi Specialistik organizohet në shtatë degët e saj:
- Protetikë Stomatologjike
- Sëmundje të Dhëmbit me Endodoncion,
- Kirurgji Orale,
- Parodontologji dhe Mjekësi Orale,
- Ortopedi e Nofullave,
- Pedodonci dhe Stomatologji Preventive
- Kirurgji Maksillofaciale
Që nga viti 1987, kur edhe ka filluar Edukimi Specialistik në Qendrën tonë dhe deri më tani (2009) kanë specializuar mbi 296 specialistë nga lëmi të ndryshme të Stomatologjisë.
Lënda | 1987-1991 | 1992-1998 | 1999-2009 | gjithsej |
Protetikë Stomatologjike | 15 | 4 | 48 | 67 |
Peodonci dhe Stomatologji Preventive | 13 | 36 | 49 | |
Ortopedi e Nofullave | 3 | 38 | 41 | |
Sëmundje të Dhëmbit me Endodoncion | 1 | 24 | 43 | |
Kirurugji Maksofaciale | 1 | 23 | 24 | |
Kirurgji Orale | 40 | 40 | ||
Parodontologji dhe Mjekësi Orale | 22 | 22 | ||
Stomatologji e Përgjithshme | 4 | 6 | 10 | |
Gjithsej | 33 | 8 | 255 | 296 |