Këshilla pas intervenimeve kirurgjike parodontale

Informatat në vijim janë përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve që mund t’i keni lidhur me intervenimin kirurgjik që e keni pasur.
 
Ju lutemi t’i lexoni këto udhëzime me kujdes. Nga përvoja jonë është treguar që këto këshilla janë mjaft të dobishme për pacientët. 
 
 Pasi që fillon të kalojë anestezioni, ju mund të keni disa pengesa për shkak të intervenimit që keni pasur. Stomatologu juaj mund t’ju përshkruajë medikament kundër dhembjeve, nëse është e nevojshme.

Përreth dhëmbëve mund të vendoset një paketim parodontal, që i ngjason fashave pas intervenimeve kirurgjike të llojeve të tjera. Ky paketim është i dobishëm dhe nuk duhet të ngacmohet. 

Ky paketim fillon të forcohet disa orëve pas intervenimit. Kështu bëhet më i qëndrueshëm për t’i përballuar përtypjes pa u thyer. Ju lutemi që të merrni ushqim gjysmë të fortë dhe shmanguni ushqimeve tepër të nxehta, posaçërisht ditën e parë. Pas kësaj, ju mund të merrni ushqimin si më parë. Megjithatë, shmanguni përtypjes në anën ku ndodhet paketimi. 

Ky paketim duhet të rrijë sa më gjatë që është e mundur. Gjatë javës mund të bien copa të vogla nga paketimi. Nëse një pjesë fillon të lëvizë apo bien, lajmërohuni te stomatologu. 

Derisa e keni paketimin në gojë, ju mund të ndjeni një dhembje të lehtë në faqe apo brenda në gojë. Nuk duhet të brengoseni dhe të mendoni që diçka nuk është në rregull në vendin e operuar. Nëse dhembja mbetet, ju lutemi të lajmëroheni te stomatologu, që të përshkruhet ndonjë medikament kundër dhembjes.

Shpëlarja e gojës nuk është pjesë e rëndësishme e mjekimit. I vetmi qëllim i shpëlarjes është që t’ju japë një ndjenjë të higjienës më të mirë të gojës. Mos shpëlani gojën për 24 orë pas intervenimit. Pas kësaj kohe, nëse ndjeni që e keni gojën të papastër, ju mund ta shpëlani atë me ujë të vakët apo tretje të zbutur për shpëlarje të gojës. 
 
Brushën mund ta përdorni si zakonisht, po jo në zonën ku është i vendosur paketimi. Shmanguni larjes së vrullshme të dhëmbëve në zonat e operuara rishtazi dhe nga të cilat sapo është larguar paketimi. Përpiquni që të mos grumbullohet ushqimi në ato zona me përdorim të lehtë të brushës dhe gomave. 
 
Ju mund të vazhdoni me aktivitetet e rregullta ditore. Shmanguni ngarkesave të tepërta të çfarëdo lloji. Marrja me atletikë dhe qëndrimi i gjatë në diell duhet të shmangen gjatë tri ditëve të para pas operacionit. Po ashtu ... mos bëni not.
 
Gjatë 24 orëve të para mund të përjetoni ndjenjë të dobësisë, etheve apo temperaturës. Kjo nuk duhet t’ju alarmojë, por tregoni stomatologut. 
Gjatë katër deri pesë orëve të para pas operacionit ju mund të pështyni nganjëherë edhe gjak. Kjo nuk është e pazakonshme dhe do të kalojë. 

Nëse gjakderdhja është më e madhe, atëherë merrni një gazë sterile, lakojeni në formë të shkronjës “U”, mbani atë ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të madh dhe vendoseni nga të dyja anët duke e shtypur butë për 10 minuta. Nëse gjakderdhja nuk ndalet atëherë lajmëroni stomatologun. Në asnjë mënyrë mos u mundoni ta ndalni gjakderdhjen me shpëlarje të gojës. Vetëm lajmëroni stomatologun. 

Për çfarëdo brenge lidhur me ecurinë e shërimit, ju lutemi kontaktoni stomatologun.