Si të kujdeseni për protezat tuaja!

Është shumë me rëndësi që të pastroni dhe kujdeseni çdo ditë për gojën dhe protezën tuaj, me qëllim që të duken estetike, të ndiheni rehat me to por edhe të jenë funksionale. Nuk është e mjaftueshme që protezën tuaj vetëm ta shpërlani në vrushkull uji apo ta futni në pastrues ujorë të protezave. Ju duhet ti pastroni protezat dhe gojën me brusha të buta dhe pasta të ndryshme dentare jo abrasive, por shumë lehtësisht, çdo herë pas ushqimit. 




- Mos i pastroni protezat në ujë të nxehtë; përdorni vetëm ujë të vakët apo të ftohët kroni. 

- Duhet të pastroni të gjitha sipërfaqet e protezës (mbrenda dhe jashtë), me brushë të butë dhëmbësh dhe pasta joabrazive.

(jo me deterxhente të ndryshme).  
Përderisa i pastroni keni kujdesë mos tju bien nga dora, për këtë arsye vendosni një peshqir mbi lavaman me qëllim që të amortizoj goditjen e protezës nëse rastësisht ju bie nga dora (më së miri është që proteza të mbahet me gishtin e madhë dhe atë tregues).

- Nëse proteza ka erë të keqe (kundërmon) atëher vendoseni ate për 30 minuta në një nga shpërlarësit e gojës që ju përshkruan stomatologu juaj apo në njërën nga këto tretje ujore: 
- Një gotë të mbushur ½ ujë dhe ½ uthull,
2 lugë të sodës së kuzhinës (bikarbona) në ½ gotë ujë kroni,
- Një gotë ujë kroni të përzier me pastrues të ndryshëm protezash në formë pluhuri apo tabletash


- Nëse keni kreshta shumë të atrofuara (harxhuara), apo edhe nëse keni gojë të thatë atëher mund të përdorni edhe adheziv të ndryshëm që ju përshkruan stomatologu juaj.
- Mundohuni që gjatë natës ti largoni nga goja, me qëllim që indet mbështetëse të relaksohen (kjo i duhet gojës suaj).


- Nuk ju lejohet që ju vetë të mundoheni ti rregulloni protezat tuaja, për këtë arsye duhet gjithsesi ta vizitoni stomatologun tuaj. 


Duhet ta vizitoni stomatologun tuaj:
 
Për të gjitha seansat që stomatologu cakton për ju. 
- Nëse keni pengesa (dhimbje, djegije, gojë të thatë,…) për më tepër se një javë. 
- Nëse protezat tuaja bëhen të shlira në gojë.
Një herë në vit për kontrolla rutinore.