Prof. Dr Veton I. Hoxha, anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, EASA

Në sesionin plenar të 24-të, Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve, EASA, inauguroi Prof. Dr Veton I. Hoxhën si anëtar të rregullt të saj.

Në nëntor 2013, Senati i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve pati pranuar profesor Hoxhën si anëtar të kësaj Akademie. Ndërkaq më 8 mars 2014, në Universitetin e Salzburgut u mbajt ceremonia inaguruese, me ç’rast Hoxha u inaugura së bashku me mbi 70 anëtarë tjerë të rinjë nga mbarë bota. Certifikatën e anëtarësisë Prof.Dr  Veton I. Hoxha e pranoi nga kryetari i akademisë, Prof. Dr Felix Unger.

Profesor Hoxha është anëtari i parë i kësaj Akademie nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës.

Në këtë ceremoni u inauguran edhe katër profesorë tjerë nga Kosova.