Vizita e Drejtorit të SHSKUK-së, Dr Basri Sejdiu

Me datën 7 Shkurt 2018 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) ishte në vizitë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Dr Basri Sejdiu, i shoqëruar nga Zt. Ardian Ferizi, Shefi i Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë. Nga stafi udhëheqës i QKSUK-së mysafirët u njoftuan me aktivitetet e Qendrës dhe vizituan ambientet e punës ku kryhen shërbimet shëndetësore dhe arsimore.