Vizita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Me 18 Maj 2016 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizitoi stafi drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", i udhëhequr nga Rektori Prof Dr Marjan Dema, dhe prorektorët Prof Ass Afrim Hoti dhe Prof Ass Teuta Pustina.
Nga Drejtori i QKSUK-së, Dr Sci Shefqet Mrasori, dhe nga Shefi i Degës Stomatologjisë, Prof Fatmir Dragidella, ata u njoftuan për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivelin themelor dhe në atë pasdiplomik, si dhe me të arriturat, sfidat dhe problemet e punës arsimore dhe shkencore në institucionin tonë.
Më pas, gjatë vizitës së klinikave të QSKUK-së, ata panë për së afërmi aktivitetet mësimore praktike dhe teorike të studentëve, dhe u shprehën të kënaqur me punën e stafit arsimor dhe shëndetësor të QKSUK-së.