Vizita e Zv. Ministrit të Shëndetësisë Mevludin Krasniqi

Gjatë vizitës së Zv. Ministrit të Shëndetësisë Mevludin Krasniqi që i bëri QKSUK-së, në shoqërim me Drejtorin Ekzekutiv Dr Sci Shefqet Mrasori me bashkëpunëtorë, ai pa nga afër dhe u shpreh i kënaqur me punën e shkëlqyeshme që bëhet në klinikat e kësaj Qendre, me ofrimin e qindra shërbimeve stomatologjike që iu ofrohen pacientëve brenda ditës nga stafi profesional shumë i përkushtuar dhe me punën e studentëve, stomatologëve të ardhshëm. Po ashtu ai u njoftua edhe me punën e Shërbimit Informativ Shëndetësor që rrit efikasitetin e punës dhe cilësinë e shërbimeve, duke e shprehur si shembull të një menaxhimi dhe organizimi të suksesshëm.

 

Prishtinë, 14.04.2016