Bordi Drejtues i SHSKUK viziton QKSUK

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Mr. Sci. Dr. Curr Gjocaj, vizituan sot Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, ku nga Drejtori Ekzekutiv Dr. Sci. Shefqet Mrasori dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucioni, u informuan për rezultatet, të arriturat, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.

 

Kryesuesi i Bordit theksoi se QKSUK është shtyllë shumë e rëndësishme e sistemit shëndetësor dhe arsimor në Republikën e Kosovës dhe me këtë vizitë u shpreh tejet i kënaqur me gjendjen dhe të arriturat e këtij institucioni. Prandaj gjatë mandatit aktual, QKSUK-së do t’i kushtohet vëmendje e veçantë nga SHSKUK, me qëllim të forcimit të shërbimeve dhe ngritjes së cilësisë së tyre, si në sferën shëndetësore, ashtu edhe në atë arsimore.

 

Po ashtu edhe Drejtori i Përgjithshëm u zotua që të mbështesë QKSUK-në në të gjitha aspektet dhe shprehu gatishmërinë për të bashkë-financuar projektet prioritare për QKSUK.

 

Drejtori Ekzekutiv Dr Sci. Shefqet Mrasori njoftoi të pranishmit për investimet të cilat janë realizuar gjatë vitit 2015, me theks të veçantë në projekte për infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, për planet zhvillimore dhe nevojat e stafit shëndetësor dhe arsimor të QKSUK-së, institucionit të vetëm të nivelit terciar në Republikën e Kosovës.


Prishtinë, 11 Shkurt 2016