Mirënjohje e SHSKUK-së për Dr Sci Shefqet Mrasorin për kontributin menagjerial

Në mbledhjen e Kolegjiumit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës të mbajtur me 31 Dhjetor 2014, për kontributin e dhënë për punën menagjeriale në mbarëvajtjen dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor stomatologjik, si dhe në përkrahjen maksimale për vijimin e suksesshëm të procesit mësimor dhe trajnimit në kuadër të shkollimit specialistik, Drejtori i SHSKUK-së, Mr.Sc.Dr Curr Gjocaj ndan mirënjohje për Drejtorin e QKSUK-së, Dr Sci Shefqet Mrasori.

Kjo mirënjohje do të shërbejë për motivimin e personelit të Qendrës tonë për punë dhe angazhim në të ardhmen.