Mbrojtja e tezave të doktoratës së Mr Sci Miranda Stavileci-Veliu dhe Dr Donika Bajrami

Me datën 30 Korrik 2014, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, i mbrojtën me sukses punimet e tyre të doktoratës:
Mr Sci Miranda Stavileci-Veliu me titull "Analiza tredimensionale e morfologjisë së dhëmbit me mikrotomografi të kompjuterizuar para dhe pas përpunimit të kanalit të rrënjës" dhe
Dr Donika Bajrami me titull "Vlerësimi i efikasitetit antimikrobik dhe citotoksik të irriguesve dhe barërave të ndryshme endodontike".