Vizitë pune e Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë Dr Shemsi Veseli

Me 2 Maj 2014 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës qëndroi për një vizitë pune Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Dr Shemsi Veseli. Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga Drejtori i QKSUK-së Dr Sci Shefqet Mrasori për mbarëvajtjen e punës dhe të arriturat e deritanishme. Zv. Ministri shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që e përfaqëson për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave dhe obligimeve që i takojnë QKSUK-së. Gjatë vizitës nëpër klinikat e Qendrës, Zv. Ministri përcolli së afërmi punën dhe u shpreh i kënaqur me gjendjen e hapësirave të punës dhe me cilësinë e shërbimeve të ofruara.