Përfaqësim dinjitoz i stafit të QKSUK-së në Kongresin Botëror të FDI 2013

Prej 28 deri 31 Gusht 2013 në Stamboll të Turqisë u mbajt Kongresi i 101-të vjetor botëror i stomatologjisë i Federatës Ndërkombëtare të Stomatologjisë (FDI). Në këtë ngjarje u shënua një pjesëmarrje rekorde mbi 16 000 të regjistruarve, si dhe një numër i lartë i punimeve të pranuara për prezantim.

(http://www.fdiworldental.org/media/press-releases/latest-press-releases/06092013-fdi-2013-istanbul-final-tally-16,197-visitors.aspx)

Nga Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës morën pjesë 25 autorë me punime, prej të cilave 13 prezantime orale dhe 12 prezantime me poster.

Në të njëjtën kohë u shkëmbyen informata dhe përvoja me kolegët tjerë nga mbarë bota.