Vizitë pune në Chonnam National University School of Dentistry, Koreja e Jugut

Një delegacion nga QKSUK-ja në përbërje Prof. Dr. Agim Islami, Shef i Degës së Stomatologjisë dhe Prof. asoc. Dr Blerim Kamberi, shef i Katedrës së Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, prej 7-12 Shtator 2012 qëndruan për vizitë pune në Chonnam National University School of Dentistry në Gwangju të Koresë së Jugut.

Me nikoqirët, dekanin e këtij fakulteti Prof. Dr. Sun-Hun Kim dhe drejtorin ekzekutiv Prof. Dr. Won-Mann OH, u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e stafit akademik dhe profesional.

Më pastaj u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Chonnam National University School of Dentistry dhe Chonnam National University Dental Hospital dhe QKSUK-së, ku parashikohet shkëmbimi i ndërsjellë i përvojave dhe njohurive profesionale në lëmin e shkencave të stomatologjisë.

Delegacioni poashtu i bëri vizitë edhe dy fakulteteve të stomatologjisë në Seul, si Yonsei University School of Dentistry dhe Kyung Hee University Dental Hospital.

Një pjesë e ve?antë e kësaj vizite ishte ligjërimi i dy temave nga ana e profesorëve tanë në Chonnam National University Dental Hospital në Gwangju. Profesor Agim Islami prezentoi ligjëratën: "Maxillofacial Rehabilitation of Acquired and Hereditary Defects; Prosthetic and Phonetic Consideration", ndërsa Profesor Blerim Kamberi ligjëroi temën: “Teeth as Indicators of Environmental Pollutions with Lead”.