Ministri Agani vizitoi QKSUK

Më 27.03.2012 Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Prof Ferid Agani, i shoqëruar nga U.D. Sekretarit të Përhershëm të MSh dr Gani Shabani dhe bashkëpunëtorët, vizitoi Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës ku u prit nga Drejtori i QKSUK Prof As. Fatmir Dragidella dhe bashkëpunëtorët.

Ministri Agani i vizitoi të gjitha klinikat e QKSUK dhe së bashku me stafin profesional të QKSUK i analizoi modalitetet e zhvillimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me MSh për përmirësimin e mbrojtjes së shëndetit oral të popullatës së Kosovës