Edhe një sukses i Stomatologjisë Kosovare

Shoqata e Endodontëve të Kosovës u antarësua në Federatën Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve - International Federation of Endodontic Associations (IFEA).

Me datë 16.09.2011 në Romë të Italisë është mbajtur asambleja e përgjithshme  e Federatës Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve (IFEA).  Në këtë asamble përveç tjerash  është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së Endodotëve të Kosovës për antarësim në këtë shoqatë botërore (IFEA), e cila u aprovua në mënyrë unanime nga shtetet anëtare.
  
    

Rëndësia e kësaj antarësie është se edhe  stomatologët kosovar- endodontët  do të jenë të barabartë në këtë fushë në nivel botëror.
Me këtë aderim do të zhvillohet dhe afirmohet stomatologjia kosovare si dhe do të promovohen marrëdhënie ndërmjet shoqatave të ndryshmë nacionale, shoqatave apo grupeve të Endodontologjisë  nga mbarë bota.
 
Ju përkujtojmë se Shoqata e Endodontëve të Kosovës nga viti 2009 është anëtare edhe në Shoqatën Europiane të Endodontëve.