Vizita e delegacionit nga Hospital of Kyung Hee University

Me dt.18.05.2011 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizituan dr JAE DOO  SHIM dhe dr HYUN AH JUNG, ortodonte nga Dental Hospital of Kyung Hee University-Korea Jugore.

 Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i QKSUK, Prof As Blerim Kamberi me bashkëpunëtor.
Delegacioni i vizitoi klinkat e QKSUK ku u njoftuan për së afërmi me punën e kuadrit të QKSUK dhe ushtrimet e studentëve që realizohen në këtë Qendër. 

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e shkëmbimit reciprok të kuadrit profesional dhe studentëve si  dhe për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të QKSUK dhe Dental Hospital of Kyung Hee University.
Profesorët nga Koreja e Jugut u ftuan të marrin pjesë në Kongresin Gjithëshqiptar të Stomatologëve i cili mbahet në Prishtinë në muajin Tetor.

Takimi u cilësua si mjaft i frytshëm, dhe pritet që kjo iniciativë për bashkëpunim në mes të dy qendrave të realizohet sa në shpejt.