VIZITA ZYRTARE E DELEGACIONIT TË QKSUK-së NË ACTA DHE IDS

Me ftesën e dr Martijn van Steenbergen, kordinator i hulumtimeve dhe prof. Vincent Everts, drejtor i hulumtimeve të ACTA, Academic Centre for Dentistry Amsterdam, delegacioni i QKSUK në përbërje Prof As dr Blerim Kamberi, drejtor, Prof As dr Kujtim Shala, zavendës drejtor dhe Prof As dr Fatmir Dragidella, kryeshef i Departamentit shëndetësor të QKSUK me 23 dhe 24 Mars 2011 e bëri një vizite pune në kët qendër të rëndësishme të stomatologjisë europiane.

Vizita filloi me pritjen nga ana e prof. Vincent Everts, i cili na njoftoi mbi të dhënat elementare, natyrën e punës dhë planet e institucionit të tij. Me këtë rast u shkëmbyen dhuratat modeste nga ana e të dy palëve. 

astaj prof Everts dhe dr van Steenbergen e shoqëruan delegacionin nga Kosova nëpr repartet e hulumtimeve të ACTA. Së pari vizituam departamentin e hulumtimeve të inxhinierisë gjenetike, ku na njoftuan me hulumtimet në nivel molekular që realizohen në stomatologji. Pastaj vizituam departamentin e anatomisë stomatologjike ku kahu i hulumtimeve ishte i drejtuar në ndërrimet që ndodhin në kockën alveolare gjatë aktit të mastikacionit që shoqërohej me punimin  e modeleve virtaule të nivelit të lartë. Vizita vazhdoi ne departamentin e biokimisë orale ku na u prezentuan hulumtimet fundamentale ne nivel të enzimeve që realizoheshin në këtë departament.

Një pjesë e veçantë e vizitës ishte shiqimi nga afër i pjesës paraklinike stomatologjike e cila ishte e pajisur në mënyrë bashkëkohore, e posaçërisht duhet përmendur simulatorin e paraklinikës stomatologjike SIMDONT, në të cilin ishin të mundur të simuloheshin pothuajse të gjitha veprimet stomatologjike.

Pastaj vizituam edhe pjesën ku organizohej mësimi klinik, i cili ishtë në nivel shumë të lartë organizativ dhe didaktik, sallat e mësimit dhe amfiteatrin për mësim i cili ishte i pajisur me mjetet më bashkëkohore për realizimin e mësimit.
Në përmbledhjen e publikimeve të ACTA, janë një numër impozant i publikimeve në revistat më prestigjioze botërore, një numër i konsiderueshëm i studentëvë të doktoratës që flasin për seriozitetin dhe të arrituat e kësaj qendre akademike stomatologjike.

Në vazhdim të takimit u analizuan deri në detaje mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe erdhëm në përfundim që studentët tanë PhD të inkorporohen në projektet dhe hulumtimet e mundshme të cilat do të realizoheshin në ACTA. Duhet poashtu të shiqohet edhe mundësia e finansimit dhe pqrkrahjes së studentëve tanë.
Për shkak të afërsisë gjeografike, ky delegacion e bëri një vizitë njëditore në IDS, Keln, panairin më të madh botëror stomatologjik.


Vizita në përgjithësi mund të konsiderohet si e sukseshme, nga e cila priten rezultate konkrete.