Shoqata e Endodontëve të Kosovës u antarësua në Shoqatën e Endodontëve të Europës (ESE)

Me datë 23.09.2009 në Edinburg të Skotlandës është mbajtur asambleja e përgjithshme e Shoqatës së Endodontëve Evropian (ESE).

Në këtë asamble është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së Endodotëve të Kosovës për pranimin në Shoqatën e Endodontëve Evropian, e cila u aprovua në mënyrë unanime, me një abstenim. Kontributi më i çmuar në antarësimin e Shoqatës së Endodontëve të Kosovës në ESE i përshkruhet Prof.dr. Veton Hoxhës, njëherit dhe kryetar i Shoqatës të Endodontëve të Kosovës.

Rëndësia e kësaj antarësie është se edhe Endodontët e Kosovës do të jenë të barabartë në këtë fushë në nivel evropian dhe botëror.
Me këtë aderim do të zhvillohet dhe afirmohet stomatologjia kosovare si dhe do të promovohen marrëdhënie ndërmjet shoqatave të ndryshmë nacionale, shoqatave apo grupeve të Endodontologjisë përbrenda Evropës dhe më gjërë. 

Ndërsa nga data 24-26 shtator 2009 në Edinburg u mbajt kongresi Evropian i Endodotëve, i cili organizohet çdo 2 vjet nga ESE.
Në këtë kongres Shoqata jonë ka qenë e pranishme me 3 punime shkencore.