Ripërtrirja e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet QKSUK-së dhe QSUT-së

Me 30.10.2008 në Tiranë u bë ripërtrirja e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës Klkinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Stomatologjike Universitare të Tiranës. 

Ky Memorandum paraqet vazhdimësinë e aktiviteteve, me interes të përbashkët në fusha të caktuara, të Memorandumit të nënshkruar me 27.09.2004. në Prishtinë.

Palet zotohen se do të vazhdojnë me bashkëpunimin e orientuar drejt formimit dhe perfeksionimit të kuadrove, aplikimit operativ të njohurive të njohurive të fituara në degët stomatologjike.Palët  janë të kënaqura me bashkëpunimin e deritashëm të arritur në tubimet shkencore, simpoziume dhe në mbajtjen e leksioneve nga pedagogët e të dy Institucioneve. 

Me këtë Memorandum të dyja Qendrat do të favorizojnë ndër të tjera:

  • Shqyrtimin dhe aprovimin e projekteve  kërkimore të përbashkëta;
  • Shkëmbimin e pedagogëve, mjekëve dhe kuadrove tjera profesionale mbi bazën e reciprocitetit;
  • Organizimin e tubimeve shkencore, seminareve dhe simpoziumeve;
  • Organizimin e kurseve dhe formave tjera të perfeksionimit profesional;
  • Ofrimin e mundësive të specializimeve në degët përkatëse;
  • Shkëmbimin e publikimeve dhe informacioneve tjera shkencore dhe profesionale;
  • Botime të përbashkëta në Revistat profesionale.