« Kthehu
Klinika e Kirurgjisë Orale
Veprimtaria e Klinikës
Në klinikën e Kirurgjisë Orale kryhen të gjitha intervenimet kirurgjike të kavitetit oral duke filluar nga nxjerrja e dhëmbëve e deri te intervenimet kirurgjikale që i takojnë kirurgjisë paraprotetikore. Klinika ka pjesën hapësinore ambulantore ku kryhen ekzaminimet konziliare, ekstraksionet e dhëmbëve si dhe rastet më të komplikuara te pacientave që udhëzohen nga terreni apo nga shërbimi primar e sekondar shëndetësorë, si dhe pjesën operative e pajisur me mjete bashkohore për realizimin e intervenimeve të lartëpërmendura kirurgjike.
Veprimtaria klinike dhe shkencore në këtë klinikë realizohet nga pesë specialistë të Kirurgjisë orale me tituj të ndryshëm shkencorë, në bashkëpunim me kuadrin ndihmës i cili përbën shtatë infermiere.
Në klinikë ushtrohet edhe mësimi praktik dhe teorik për studentët në nivel universitar dhe atë pasuniversitar specialistik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Personeli i Klinikës
Ali Gashi
Dr. sci.
UD. Shef i Klinikës - Specialist i Kirurgjisë Orale
+381 38 500 600 22 14

Resmije Ademi-Abdyli
Prof. Asoc. Dr.
Mësimdhënëse- Specialiste e Kirurgjisë Orale
+381 38 500 600 22 14

Zana Agani
Prof. Ass. Dr.
Mësimdhënëse - Specialiste e Kirurgjisë Orale
+381 38 500 600 22 14
Jehona Ahmedi
Prof. Ass. Dr.
Mësimdhënëse - Specialiste e Kirurgjisë Orale
+381 38 500 600 22 14