« Kthehu

Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale

Veprimtaria e Klinikës


Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale funksionon në kuadër të klinikave të QKSUK-së. Është themeluar (formuar) në vitin 1975 si klinikë në kuadër të Seksionit të Stomatologjisë. Në kuadër të kësaj Klinike funksionon edhe lënda e Sëmundjeve të Gojës si pjesë e studimeve themelore të degës së Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Aktiviteti shëndetësor realizohet përmes kuadrit të specializuar për trajtimin e pacientëve me sëmundje të aparatit mbështetës të dhëmbit dhe me sëmundje të indve të buta të kavitetit oral. Puna në Klinikë udhëheqet nga tetë specialistë të Sëmundjeve të Gojës dhe Dhëmbëve, dhe të Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale. Poashtu, në kuadër të aktivitetit shëndetësor, në këtë Klinikë realizohet trajnimi pasdiplomik specialistik i specializantëve të kësaj lëmie nga të gjitha pjesët e vendit.

Në planet zhvillimore të Klinikës është përfshirë zgjerimi i trajtimit të pacientëve me metoda më bashkëkohore siç është laseri, pastaj aplikimi i ksenotransplantateve kockore për zvogëlimin e defekteve parodontale dhe aplikimi i implanteve në planet e rehabilitimit protetikor të pacientëve me padhëmbësi të pjesshme dhe të plotë.


Personeli i Klinikës 

Donika Dragidella
Dr.
 
UD. Shefe e Klinikës, Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
+381 38 500 600 23 47
Fatmir Dragidella
Prof. Asoc.
 
Mësimdhënës - Specialist i Sëmundjeve të Gojës dhe Dhëmbëve
+381 38 500 600 23 47
Kastriot Meqa
Ass. Dr. Sci.
 
Asistent - Specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
SARANDA DISHA-IBRAHIMI
ASS. DR.
 
Asistente - Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
+381 38 500 600 23 47
Visar Bunjaku
Dr. Sci.
 
Specialist i Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
Laura Mustafa
Dr.
 
Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
Mirlinda Sopi-Krasniqi
Dr. Sc.
 
Specialiste e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale
Eranda Maqedonci
Infermiere
 
Motra kryesore e Klinikës