Arkiva e lajmeve

Ripërtrirja e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet QKSUK-së dhe QSUT-së
Me 30.10.2008 në Tiranë u bë ripërtrirja e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës Klkinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe Qendrës Stomatologjike Universitare të Tiranës. Ky Memorandum paraqet vazhdimësinë e aktiviteteve, me interes të përbashkët në fusha të caktuara, të Memorandumit të nënshkruar me 27.09.2004. në Prishtinë.Palet zotohen se do të vazhdojnë me bashkëpunimin e orientuar drejt formimit dhe perfeksionimit të kuadrove, aplikimit op...
Ministri Gashi viziton QKSUK-në
Prishtinë, më 26.3.2008Ministri Alush Gashi me bashkëpunëtorë vizitoi sot Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.Pas takimit me drejtorin e QKSUK, Blerim Kamberi n dhe stafin tjetër të lartë, Ministri Gashi takoi edhe drejtorët e klinikave të QKSUK. Më pastaj Ministri vizitoi edhe klinikat e QKSUK veç e veç duke shprehur mirënjohje për rendin, rregullin dhe përgjegjshmërinë e menaxhmentit.Ministri shprehi gatishmërinë e mbështetjes së edukimit të vazhdue...
Kosovar Days of Dentistry - Aplication Extention due September 19th, 2008
The fifth assembly of Kosovas Dentists where various topics in all domains of Dentistry shall be reviewed and discussed.Thursday, October 9th, 1800 Opening ceremonyFriday, October 10th andSaturday, October 11th , 2008Venue: Hotel Grand-PrishtinaFollowing a lengthy period of time annual meeting of Kosovar Dentists is resuming once again.This time welcome to Prishtina, to exchange ideas, knowledge, and practices including getting together with old and new friends in the profession. You will e...
Programi i Konferencës
Kliko Këtu per ta shkkarkuar PROGRAMI I KONFERNCËS.pdf Click Here to download CONFERNCE PROGRAM.pdf ...
Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës
Më 27.02.2009 Kuvendi zgjedhor i Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës, në sallën e mbledhjeve të QKSUK-së në Prishtinë bëri zgjedhjen e Organeve të Shoqatës  me këtë përbërje: Kryetar: Mr.sci. dr. Ali GashiSekretare: Mr.sci. dr. Zana AganiArkatar: Faik Musliu Njëkohësisht janë zgjedhur anëtarët tjerë të Bordit për secilën qendër.   “Ditët e Stomatologjisë Kosovare” të planifikuara të mbahen me 3 tetor 2009 në Prizren, Kosovë, s...
Aktivitete të EVP
Ju informojmë për pjesëmarrjen e stomatologëve Kosovar, njëherit antarë të Shoqatës Europine, në Kongresin e 33-të të saj në Austri.   Prej 1-3.10.2009, në Insbruk të Austrisë u mbajt Kongresi i 33 i EPA (European Prosthodontic Association) ku morrën pjesë 15 stomatologë nga Kosova, shumica prej tyre me punime shkencore nga lëmia e Protetikës Stomatologjike, të financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosov...
Njoftim
Me 29-30-31 Tetor 2009 në Tiranë do të mbahet Kongresi Mbarëkombëtar i Stomatologjisë. Afati dorëzimit te abstrakteve:30 qershor 2009.Adresa e-mailit:congress09_stomalb@yahoo.com ...
Trajnimi nga Implantologjia Dentare
NjoftimNjoftohen të interesuarit se me datën 05.09.2009 do të organizohet kursi/trajnimi bazik nga Implantologjia dentare, me sistemin Ankylos C/X.Ky kurs do të mbahet në lokalet e QKSUK-së, nën udhëheqjen e Prof.Dr. Darko MACAN. Trajnimi organizohet nga DeguDent-Dentsply, Vjenë-Austri dhe EuroDental-Prishtinë.Për informata më të hollësishme kontaktoni EuroDental në numrin +377 (0)44 159 003.Course DetailsDetajet e trajnimitLecturer/Ligjërues:        Univ. Pro...
Shoqata e Endodontëve të Kosovës u antarësua në Shoqatën e Endodontëve të Europës (ESE)
Me datë 23.09.2009 në Edinburg të Skotlandës është mbajtur asambleja e përgjithshme e Shoqatës së Endodontëve Evropian (ESE).Në këtë asamble është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së Endodotëve të Kosovës për pranimin në Shoqatën e Endodontëve Evropian, e cila u aprovua në mënyrë unanime, me një abstenim. Kontributi më i çmuar në antarësimin e Shoqatës së Endodontëve të Kosovës në ESE i përshkruhet Prof.dr. Veton Hoxhës, njëherit dhe kryetar i Shoqatës të ...
6-9 tetor 2010 Kongresi i 8- të Botëror i Endodontëve, IFEA, Athinë – Greqi.
Njoftohen të gjithë të interesuarit se më datë 6-9 tetor 2010 mbahet Kongresi i 8- të Botëror i Endodontëve,” IFEA 8th Endodontic World Congress”në Athinë – Greqi.Informatat më të hollësishme mund t’i gjeni në web faqen www.ifea2010-athens.com  Ndërsa në Stamboll të Turqisë më 23-25 shtator mbahet Kongresi i 10 Internacional i Shoqatës së Endodontëve të Turqisë – “10th Intenational Congress of the Turkish Endodontic Society “.Informatat më të hol...
Konferenca e XVI-të Kombëtare (Stomatologjike) Dentare Shqiptare
 Në datën 29 dhe 30 Tetor 2010 në Hotel Tirana Internacional, zhvillohet Konferenca e  XVI-të  Kombëtare (Stomatologjike) Dentare Shqiptare....
Njoftim
Më 21.10.2010 Ass.dr Feriale Perjuci, mr.sc në amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë e mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull “Përcaktimi i mikrodepërtueshmërisë së ngjyrës pas instrumentimit endodontik dhe mbushjes retrograde të kanalit të rrënjës së dhëmbit”, para komisionit me këtë përbërje:1. Prof. Dr. Veton Hoxha- kryetar2. Prof.Dr Osman Sejfija-mentor3. Prof.Ass.Blerim Kamberi-anëtar...
Mbrojtja e Provimit Specialistik
Me datë 22.12.2010 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Dr.Luljeta Ferizi-Shabani mbrojti me sukses provimin specialistik nga lëmia: Pedodonci dhe Stomatologji Preventive para komisionit:1.Prof.Dr.Adil Raka2.Prof.Ass.Agim Begzati3.Prof.Dr.Osman SejfijaMe datë 29.12.2010 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Dr.Valbona Bllaca mbrojti me sukses provimin specialistik nga lëmia: Pedodonci dhe Stomatologji Preventive para komisionit :1.Prof.Dr.Ad...
Vizita e Dr. Jorg Kluger nga GIZ në QKSUK
Me 28.02.2011 në QKSUK ishte për vizitë Dr. Jorg Kluger nga GIZ (Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit GmbH). Gjatë kesaj vizite drejtori i QKSUK Prof As Blerim Kamberi me bashkëpunëtorë  dhe Dr Jorg Kluger diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërjsjellë në mes të GIZ dhe QKSUK. Vizita rezultoi mjaft e frytshme, dhe u caktuan terminet për vizitat dhe diskutimet e ardhëshme.  ...
Mbrojtja e Provimit Specialistik janar/shkurt 2011
Me datë 12.01.2011 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Dr.Alban Kurti mbrojti me sukses provimin specialistik nga lëmia: Kirurgji Orale para komisionit:1.Prof.Dr.Osman Sejfija2.Prof. Ass Sami Salihu3.Mr.Sc.Dr.Ali GashiMe datë 12.01.2011 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, Dr.Blerim Zogaj mbrojti me sukses provimin specialistik nga lëmia: Kirurgji Orale para komisionit:1.Prof.Dr.Osman Sejfija2.Prof.Ass Sami Salihu3.Dr.Sc.Feriale PeriuciMe ...
VIZITA ZYRTARE E DELEGACIONIT TË QKSUK-së NË ACTA DHE IDS
Me ftesën e dr Martijn van Steenbergen, kordinator i hulumtimeve dhe prof. Vincent Everts, drejtor i hulumtimeve të ACTA, Academic Centre for Dentistry Amsterdam, delegacioni i QKSUK në përbërje Prof As dr Blerim Kamberi, drejtor, Prof As dr Kujtim Shala, zavendës drejtor dhe Prof As dr Fatmir Dragidella, kryeshef i Departamentit shëndetësor të QKSUK me 23 dhe 24 Mars 2011 e bëri një vizite pune në kët qendër të rëndësishme të stomatologjisë europiane.Vizita filloi me pritjen ...
Vizita e delegacionit nga Hospital of Kyung Hee University
Me dt.18.05.2011 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizituan dr JAE DOO  SHIM dhe dr HYUN AH JUNG, ortodonte nga Dental Hospital of Kyung Hee University-Korea Jugore. Delegacionin e priti drejtori ekzekutiv i QKSUK, Prof As Blerim Kamberi me bashkëpunëtor.Delegacioni i vizitoi klinkat e QKSUK ku u njoftuan për së afërmi me punën e kuadrit të QKSUK dhe ushtrimet e studentëve që realizohen në këtë Qendër. Në këtë takim u bisedua për mundësi...
Në Romë të Italisë u mbajt Kongresi i 15 i Endodontëve të Europës
Nga data 14-17 shtator 2011 në Romë u mbajt kongresi  i 15 Europian i Endodontëve, i cili organizohet çdo 2 vjet nga ESE.Në këtë kongres  profesionistët e QKSUK-së prezentuan punimet e tyre me mjaft sukses, prej të cilave një ishte prezentim oral  dhe 5 poster prezentime:Dragidella F, Disha M, Kamberi B. Iatrogenic dentistry: case presentation. 15 th Biennial Congres of the European Society of Endodontology (ESE) Rome 2001, September 14-17.Bajrami D, Hoxha V, Kamberi B,...
Edhe një sukses i Stomatologjisë Kosovare
Shoqata e Endodontëve të Kosovës u antarësua në Federatën Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve - International Federation of Endodontic Associations (IFEA).Me datë 16.09.2011 në Romë të Italisë është mbajtur asambleja e përgjithshme  e Federatës Internacionale të Asocacioneve të Endodontëve (IFEA).  Në këtë asamble përveç tjerash  është shqyrtuar kërkesa e Shoqatës së Endodotëve të Kosovës për antarësim në këtë shoqatë botërore (IF...
Njoftim
Me 20-22 Tetor 2011 në Prishtinë, mbahet Kongresi i dytë Ndërkombëtar Mbarëshqiptarë i Stomatologjisë. Për informata më të hollsishme:http://www.shsrk.org...
U mbajt kongresi i 35 Europian i Protetikës Stomatologjike EPA 2011, Bern, CH
Në Bern të Zvicrës prej 29 shtator deri 01. Tetor 2011 u mbajt Kongresi i 35-të Europian i Protetikës Stomatologjike (EPA). Ky kongres paraqet nje ngjarje  të veçantë të kësaj lëmie në nivel europian, që  në veti ngërthen pjesemarrës të  Evropës si dhe më gjërë: USA, Japoni, Korea, Izraeli, Irani, India etj. Grupi prej 8 mjekëve specialistë të lëmisë së protetikës stomatologjike pranë QKSUK-së ishin pjesëmarrës aktiv me 10 punime profesionale d...
Në Stamboll u mbajt CONSEURO 2011
Nga data 12-16 Tetor 2011 në Stamboll  u mbajt “Across European Borders 5th Conseuro meeting 2011 on Prevention, Restoration and Aesthetics 13-15 October 2011, Istanbul, Turkey.Profesionistët e QKSUK-së prezentuan tre punime profesionalo shkencore me mjaft sukses. Këto punime njëherit janë publikuar në formë të abstrakteve në revistën e mirënjohur Clinical Oral Investigations.Punimet e publikuara:Blerim Kamberi, Veton Hoxha, Ariana Kameri, Lumnije Kqiku. Strontium, Magnesium a...
Edhe një sukses i stomatologjisë kosovare
Prof i Asoc Agim Islami Dr Sc,  Ass dr Flurie Hoxha Mr Sc, Ass dr Merita Kuqi Mr Sc dhe Ass dr Ganimete Deda Mr Sc.  specialistë të Protetikës Stomatologjike, të punësuar ne Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës në Prishtinë nga data 30.11.2011 kanë fituar thirrjen Specialist i Protetikës Stomatologjike me licencë Europiane /EPA recognised specialists in Prosthodontics /,të cilën e ndanë Komiteti për Specializime i Shoqatës Europiane të Protetikës Stomatologjike...
Dega e Stomatologjisë e Fakultetit të Mjekësisë të Unversitetit të Prishtinës u pasurua me dy doktor të shkencave stomatologjike
Dy magjistre të shkencës së Degës së Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Unversitetit të Prishtinës mbrojtën me sukses tezat e doktoratës në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Shkupit:05.03.2012 Mr. sc. dr Teuta Pustina-Krasniqi - "Analiza spektrofotometrike e ngjyrës së dhëmbëve frontal maksillar dhe ndryshimi sipas moshës dhe gjinisë"09.03.2012 Mr. sc dr Zana Agani- "Krahasimi i nivelit të kortizolit në serum gjatë ekstrakcionit të dhëmbëve ...
Ministri Agani vizitoi QKSUK
Më 27.03.2012 Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Prof Ferid Agani, i shoqëruar nga U.D. Sekretarit të Përhershëm të MSh dr Gani Shabani dhe bashkëpunëtorët, vizitoi Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës ku u prit nga Drejtori i QKSUK Prof As. Fatmir Dragidella dhe bashkëpunëtorët.Ministri Agani i vizitoi të gjitha klinikat e QKSUK dhe së bashku me stafin profesional të QKSUK i analizoi modalitetet e zhvillimit dhe bashkëpunimit të vazhdue...
Vizitë pune në Chonnam National University School of Dentistry, Koreja e Jugut
Një delegacion nga QKSUK-ja në përbërje Prof. Dr. Agim Islami, Shef i Degës së Stomatologjisë dhe Prof. asoc. Dr Blerim Kamberi, shef i Katedrës së Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, prej 7-12 Shtator 2012 qëndruan për vizitë pune në Chonnam National University School of Dentistry në Gwangju të Koresë së Jugut.Me nikoqirët, dekanin e këtij fakulteti Prof. Dr. Sun-Hun Kim dhe drejtorin ekzekutiv Prof. Dr. Won-Mann OH, u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashk...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Violeta Vula
Me datën 21 Shtator 2012 Mr Sci Dr Violeta Vula mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:"Vlerësimi i vetive obturuese të materialeve për mbushje të pjesës apikale të kanalit të rrënjës së dhëmbit" në Fakultetin e Mjekësisë, të Univrsitetit të Prishtinës....
Kongresi Vjetor Botëror i Stomatologjisë - FDI 2013
Me datat 28 deri 31 Gusht 2013 do të mbahet Kongresi i 101-të Vjetor Botëror i Stomatologjisë (FDI 2013-AWDC), që këtë vit do të mbahet në Stamboll, Turqi.http://www.fdi2013istanbul.org/ENG/default.aspx...
Kongresi i Shoqatës Evropiane të Endodontëve - ESE 2013
Me datat 12 - 14 Shtator 2013 do të mbahet Kongresi i XVI-të bienal i Shoqatës Evropiane të Endodontëve në Lisbonë, Portugali.http://www.e-s-e.eu/ese-biennial-congress/lisbon2013/index.html...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Zana Sllamniku-Dalipi
Me 30 Maj 2013 Mr Sci Dr Zana Sllamniku-Dalipi mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:"Ndikimi i terapisë parodontale te pacientët me vlera të rritura të proteinës C reaktive dhe citokineve inflamatore"në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë....
Përfaqësim dinjitoz i stafit të QKSUK-së në Kongresin Botëror të FDI 2013
Prej 28 deri 31 Gusht 2013 në Stamboll të Turqisë u mbajt Kongresi i 101-të vjetor botëror i stomatologjisë i Federatës Ndërkombëtare të Stomatologjisë (FDI). Në këtë ngjarje u shënua një pjesëmarrje rekorde mbi 16 000 të regjistruarve, si dhe një numër i lartë i punimeve të pranuara për prezantim.(http://www.fdiworldental.org/media/press-releases/latest-press-releases/06092013-fdi-2013-istanbul-final-tally-16,197-visitors.aspx)Nga Qendra Klinike Stomatologjike Universitar...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Astrit Kuçi
Me 27 Shtator 2013 Dr Astrit Kuçi mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:"VLERESIM KONFOKAL I PENETRIMIT TË PASTES BIOQERAMIKE(MTA FILLAPEX)NE TUBUJT DENTINARE NE KANALET E PREPARUARA ME LIMAT ME VETPERSHTATJE(SAF SYSTEM)"në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit Mjekësor të Tiranës....
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Ali Gashi
Me 2 Tetor 2013 Mr Sci Dr Ali Gashi mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:"Shërimi i plagës kockore pas intervenimit kirurgjik oral (apikotomisë) me kockë artificiale Bio-oss."në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit Mjekësor të Tiranës....
Promovimi i librit universitar "Gnatologjia"
Me datën 10 Tetor 2013 në Amfiteatrin e QKSUK-së u bë promovimi i librit universitar me titull:"Gnatologjia - çrregullimet e artikulacionit temporomandibular, diagnoza dhe trajtimi i tyre"me autorë Prof Dr Ruzhdie Qafmolla, Dr Sh Edit Xhajanka dhe Dr Sh Alketa Qafmolla, botuar nga Universitetit Mjekësor i Tiranës - Fakulteti i Mjekësisë Dentare....
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Shefqet Mrasori
Me 4 Dhjetor 2013 Mr Sci Dr. Shefqet Mrasori mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull:"Matja e gjatësisë së kanalit të rrënjës së dhëmbit me tre apeks lokator të ndryshëm në kushte in vitro."në Fakultetin e Mjekësisë Dentare të Universitetit Mjekësor të Tiranës....
Marrja e detyrës së Drejtorit të QKSUK-së, Dr Shefqet Mrasori
Me datën 11 Shkurt 2014 në Qendrën Klinike Stomatologjike Univerisitare të Kosovës u mbajt ceremonia e pranimit të detyrës së Drejtorit të QKSUK-së - Dr Sci Shefqet Mrasorit nga ushtruesi i deritanishëm i detyrës Prof. Assoc. Metush Disha. Përveç organeve udhëheqëse të QKSUK-së, në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëdetësisë....
Mbrojtja e tezës së Doktoratës - Dr Xhevdet Aliu
Me datën 5 Shkurt 2014, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Tiranë, Mr Sci Dr Xhevdet Aliu mbrojti tezën e Doktoratës me titull:Efekti antimikrobial fotodinamik i Helbi lazerit ndaj Enterococcus faecalis dhe Candida albicans ex vivo....
Mbrojtja e tezës së doktoratës-Dr Nexhmije Ajeti
Me datën 6 Mars 2014, në Fakultetin e stomatologjisë të Universitetit "Kiril i Metodij" në Shkup, Maqedoni, Mr Sci Dr Nexhmije Ajeti mbrojti tezën e doktoratës me titull: Efekti antibakterial i ozonit në gjendje të gaztë dhe Nd:YAG laserit. Studim in vivo....
Prof. Dr Veton I. Hoxha, anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, EASA
Në sesionin plenar të 24-të, Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve, EASA, inauguroi Prof. Dr Veton I. Hoxhën si anëtar të rregullt të saj.Në nëntor 2013, Senati i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve pati pranuar profesor Hoxhën si anëtar të kësaj Akademie. Ndërkaq më 8 mars 2014, në Universitetin e Salzburgut u mbajt ceremonia inaguruese, me ç’rast Hoxha u inaugura së bashku me mbi 70 anëtarë tjerë të rinjë nga mbarë bota. Certifikatën e anëtarësisë Pr...
Mbrojtja e tezës së doktoratës-Dr Albena Reshitaj
Me datë 10.04.2014 në Universitetin Mjekësor të Tiranës - Fakulteti i Mjekësisë Dentare - Republika e Shqipërisë, Ass. Dr. Albena Reshitaj mori titullin Doktor i Shkencave Mjekësore duke mbrojtur disertacionin me temë:PREVALENCA, KARAKTERISTIKAT E HIPODONTISË DHE LIDHSHMËRIA ME ANOMALITË E NDRYSHME DENTARE, TE FËMIJËT E GRUPMOSHËS 12-16 VJEÇ NË KOSOVË....
Vizitë pune e Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë Dr Shemsi Veseli
Me 2 Maj 2014 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës qëndroi për një vizitë pune Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Dr Shemsi Veseli. Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga Drejtori i QKSUK-së Dr Sci Shefqet Mrasori për mbarëvajtjen e punës dhe të arriturat e deritanishme. Zv. Ministri shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që e përfaqëson për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave dhe obligimeve që i takojnë QKSUK-së. Gjatë vizit...
Mbrojtja e tezës së doktoratës- Mr Sci Dr Mërgime Prekazi-Loxha
Me datë 26.05.2014 në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, Mr Sci Dr. Mërgime Prekazi-Loxha mori titullin Doktor i Shkencave Mjekësore duke mbrojtur disertacionin me temë:"Disekcioni selektiv i qafës i domosdoshëm apo jo te karcinomat planocelulare të buzës së poshtme T1 dhe T2"...
Mbrojtja e tezave të doktoratës së Mr Sci Miranda Stavileci-Veliu dhe Dr Donika Bajrami
Me datën 30 Korrik 2014, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, i mbrojtën me sukses punimet e tyre të doktoratës:Mr Sci Miranda Stavileci-Veliu me titull "Analiza tredimensionale e morfologjisë së dhëmbit me mikrotomografi të kompjuterizuar para dhe pas përpunimit të kanalit të rrënjës" dheDr Donika Bajrami me titull "Vlerësimi i efikasitetit antimikrobik dhe citotoksik të irriguesve dhe barërave të ndryshme endodontike"....
Mbrojtja e tezës së doktoratës- Mr Sci Dr Teuta Bicaj
Me datën 3.9.2014 në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, Mr Sci Dr. Teuta Bicaj mori titullin Doktor i Shkencave Mjekësore duke mbrojtur disertacionin me titull:"Analiza e okluzionit të dhëmbëve natyralë me ndihmën e sistemit elektronik T - skan III"...
Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Implantologjisë
Me datën 17 Tetor 2014, në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës do të mbahet Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Implantologjisë me temën "Implantologjia jometalike - sfida e cirkon-it".Në këtë Konferencë do të ligjërojnë Dr Sammy Noumbissi nga SHBA dhe Dr Ralf Luettmann nga Gjermania....
Dita e Endodontëve të Kosovës - Kosova Endodontists’ Day
Njoftim  Në vazhdën e aktiviteteve të saja, Shoqata e Endodontëve të Kosovës me datë 12.12.2014 në Prishtinë, në sallën e Amfiteatrit të QKSUK-së, organizon takimin: “Dita e Endodontëve të Kosovës” me pjesëmarrje ndërkombëtare.  Ligjerues të ftuar janë Prof.Dr. Seçkin Dindar dhe Prof.Dr. Faruk Haznedaroglu.  Broshura PROGRAMI  09:30 – 10:00                        &n...
Kosova Endodontists’ Day
Announcement In view of current activities, The Kosovo Society of Endodontology (KSE) on the date of December 12th, 2014 is organizing a meeting event titled “Kosova Endodontists’ Day” with international participation. Invited lecturers are: Prof. Dr. Seçkin Dindar and Prof. Dr. Faruk Haznedaroglu. The information leafletPROGRAME 09:30 – 10:00                   &n...
Mirënjohje e SHSKUK-së për Dr Sci Shefqet Mrasorin për kontributin menagjerial
Në mbledhjen e Kolegjiumit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës të mbajtur me 31 Dhjetor 2014, për kontributin e dhënë për punën menagjeriale në mbarëvajtjen dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor stomatologjik, si dhe në përkrahjen maksimale për vijimin e suksesshëm të procesit mësimor dhe trajnimit në kuadër të shkollimit specialistik, Drejtori i SHSKUK-së, Mr.Sc.Dr Curr Gjocaj ndan mirënjohje për Drejtorin e QKSUK-së, Dr Sci Shefqet Mras...
Çmimi i posterit më të mirë për Dr Sc Zana Sllamniku-Dalipi në Konferencën dhe Ekspozitën Ndërkombëtare në Stomatologji
Në konferencën dhe ekspozitën ndërkombëtare në stomatologji, të mbajtur prej 18 deri 20 mars 2015 në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, Dr Sc Zana Sllamniku-Dalipi fitoi çmimin e posterit më të mirë me titull: "The association between Interleukin 1-beta, periodontitis and coronary heart disease"...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Teuta Kutllovci
Me datën 11 Shtator 2015, në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit "Sv. Kiril i Metodij" në Shkup, Mr Sci Teuta Kutllovci mbrojti me sukses punimin e doktoratës me titull: "Epidemiological, clinical, bacterial and histopathological profile of odontogenic infections at children in primary and permanent teeth"...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Aida Namani-Rexhepi
Me datën 20 Nëntor 2015, në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të  Tiranës, Mr Sci Aida Namani-Rexhepi mbrojti me sukses punimin e doktoratës me titull: "Identifikimi dhe amoxicilin rezistenca e streptokokeve të pllakës dentare te fëmijët me Vese të Lindura të Zemrës"...
Bordi Drejtues i SHSKUK viziton QKSUK
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Mr. Sci. Dr. Curr Gjocaj, vizituan sot Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, ku nga Drejtori Ekzekutiv Dr. Sci. Shefqet Mrasori dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij institucioni, u informuan për rezultatet, të arriturat, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore.   Kryesuesi i Bordit theksoi se ...
Vizita e Zv. Ministrit të Shëndetësisë Mevludin Krasniqi
Gjatë vizitës së Zv. Ministrit të Shëndetësisë Mevludin Krasniqi që i bëri QKSUK-së, në shoqërim me Drejtorin Ekzekutiv Dr Sci Shefqet Mrasori me bashkëpunëtorë, ai pa nga afër dhe u shpreh i kënaqur me punën e shkëlqyeshme që bëhet në klinikat e kësaj Qendre, me ofrimin e qindra shërbimeve stomatologjike që iu ofrohen pacientëve brenda ditës nga stafi profesional shumë i përkushtuar dhe me punën e studentëve, stomatologëve të ardhshëm. Po ashtu ai u njoft...
Vizita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"
Me 18 Maj 2016 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizitoi stafi drejtues i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", i udhëhequr nga Rektori Prof Dr Marjan Dema, dhe prorektorët Prof Ass Afrim Hoti dhe Prof Ass Teuta Pustina.Nga Drejtori i QKSUK-së, Dr Sci Shefqet Mrasori, dhe nga Shefi i Degës Stomatologjisë, Prof Fatmir Dragidella, ata u njoftuan për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivelin themelor dhe në atë pasdiplomik, si dhe me të arritur...
Mbrojtja e tezës së doktoratës - Dr Linda Dula
Me datën 10 Qershor 2016, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Dr Linda Dula mbrojti me sukses punimin e doktoratës me titull: "Ndikimi i llojit të retencionit të protezave parciale të skeletuara në dhëmbët retinues dhe efikasiteti i përtypjes"...
Vizita e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës
Me datën 22 Qershor 2o16 Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizitoi Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga deputetja Flora Brovina. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi me të arriturat dhe vështirësitë e zbatimit të Ligjit të Shëndetësisë, dhe paraqitja e kërkesave dhe nevoja për ndryshimet e këtij Ligji. Nga menaxhmenti i QKSUK-së anëtarët e Komisionit u njoftuan për mba...
Vizita e delegacionit të Klinikës Stomatologjike Universitare të Tiranës
Me datën 19.09.2016 Qendrën tonë e vizitoi delegacioni i Klinikës Stomatologjike Universitare të Tiranës i udhëhequr nga Drejtrori i kësaj Klinike, Dr Etion Joka i shoqëruar nga Berijola Lamaj, sektori i financave, Liljana Kukaj, specialiste finance, Dr Oriola Madhi, Dr Emin Kuzumi, Dr. Neada Hyseni dhe Dr Gjergj Boçari.Ata u pritën nga stafi menagjues i QKSUK-së, Dr Sc Shefqet Mrasori, Prof Metush Disha, Prof Fatmir Dragidella dhe Din Kastrati. Në këtë takim u arrit marrëveshja ...