HYRJE

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës është institucioni kryesor shëndetësor, arsimor dhe shkencor nga lëmia e stomatologjisë në Kosovë. Misioni ynë kryesor është integrimi i këtyre tri aktiviteteve bazë për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit oral të popullatës.

Objektivat e qendrës së vetme referente stomatologjike për Republikën e Kosovës janë harmonizuar ne aspektin profesional, akademik dhe shkencor për profesionistët e stomatologjisë në nivelin themelor dhe atë pasdiplomik. 

Krahas aktiviteteve ditore në trajtimin e pacientëve, personeli i Qendrës merr pjesë në zhvillimin e vazhdueshëm profesional përmes pjesëmarrjes në tubime, trajnime dhe konferenca profesionale dhe shkencore në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Njohuritë e fituara nga këto aktivitete aplikohen me synim të rritjes së efikasitetit të procedurave stomatologjike, duke mbajtur hapin me zhvillimet bashkëkohore stomatologjike.

Aplikimi i Sistemit Informativ Shëndetësor në punën e Qendrës paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit në aspektin shëndetësor stomatologjik, pasi që siguron një bazë të mjaftueshme të të dhënave për hartimin, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, e planeve zhvillimore për ngritjen e mirëqenies shëndetësore stomatologjike.


Dr. Sci. Shefqet Mrasori
Drejtor Ekzekutiv

Bashkëpunimi Ndërkombëtar